“E di mami jot që je biseksuale?” “Plas” në Për’puthen!

22 Shkurt 2024, 10:05 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“E di mami jot që je biseksuale?” “Plas” në

Mbrëmjen e djeshme ka qenë takimi i Vedatit dhe Roelës në Për’puthen në Top Channel.

Ishte një takim romantik, me shumë ndjenja dhe një nga më të bukurit mes tyre. Ajo që e ka shqetësuar më shumë Albën, është fakti se emri i saj përmendet shumë shpesh në takimet që kanë ata të dy.

Duke iu akumuluar të gjitha situatat, ajo i bëri një pyetje Roelës që i shokoi të gjithë në studio. “A e di mami jot që je biseksuale”? Ka mjaftuar kjo pyetje që Roela dhe shumë të tjerë në studio të revoltoheshin, duke i thënë Albës se ka gabuar shumë.

Alba: Të pëlqen Vedati?

Roela: Vdes për të.

Alba: E di mami jot që je biseksueale?

Roela: Çfarë moj? Çfarë thotë kjo moj?

Alba: Po vazhdimisht më përmend mua në takime, mua më lindin dyshime se ti ke pëlqim për mua. Pse mund të jetë e shëmtuar, është një orientim që ekziston.

Neda: Është budallallëk i madh. O Alba ri se le nam.

Roela: Çfarë bën ti moj?

Alba: Unë kam dyshime që Roela mund të ketë pëlqim për mua sepse vazhdimisht, Alba, Alba, Alba. Po ta bëj pyetje, po apo jo, ta dimë.

Roela: Ti nuk je pëlqim për mua, ti je gjëja më… Unë s’të duroj dot fare ty, si qenke pëlqim ti për mua? E bërë banale, mos fol kështu.

Alba: Pse banale, është një lloj orientimi, respekte për ata që e kanë.

Roela: O Alba aman se na i shpife.

Efi: O Alba si mund ta akuzosh dike?

Roela: O Olsa nuk e di se çfarë po ndodh këtu!

Efi: O Alba jemi kaq njerëz këtu, manipulimin e ke shumë armë të fortë, por është shumë e shëmtuar kjo gjë që bën.

Alba: Tani tjetra ka të drejtë të përmendë Alba, Alba, Alba…

Roela: Mos më prek mamin mua, hera e parë dhe e fundit që po ta them.

Alba: Është e drejta ime të bëj pyetjen. Pse duhet të jetë e rëndë Neda?

Neda: Unë e kuptoj Albën, fakti që pa këto që pa, afrimitetin me Vedatin, po shikon faktin që kjo gjëja është gati e përfunduar, që Vedati me Roelën kanë kaluar në intimitet, tashi Alba ka ndjesitë e veta për Vedatin dhe e kthen në këtë formë poshtë brezit.

Alba: Jo s’ka fare lidhje.

Neda: Tërhiqu se nuk është e ndershme nga ana jote, duke e ditur dhe si i mendon gjërat ai.

Efi: Mos e mbro veten Alba se po del shumë keq.

Alba: Kërkoj falje për mënyrën se si e thashë. Vedati është njeri që ndikohet nga fjalët e njerëzve, por unë nuk mbaj përgjegjësi për Vedatin që ndikohet nga opinionet e të tjerëve.

Neda: Ç’punë ke me mamin e tjetrës ti?

Alba: Kërkoj falje për mënyrën si e thashë, kam të drejtën ta pyes është a nuk është, është një lloj orientimi që ekziston botë.

Roela: Çfarë thotë kjo, ka nga ardhur kjo mo vëlla?

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128