
E papritur në DWTS/ Balerina e njohur dëmtohet rëndë

17 Nëntor 2023, 21:59 / SHOWBIZ
ALFA PRESS
“Dancing With The Stars” ka nisur mbrëmjen e sotme me një lajm që askush nuk e priste. Balerina e njohur, Erisa, ka pësuar një incident gjatë provave me Eni Shehun, duke u dëmtuar.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore dhe ekzaminimit, Erisa duhet që të qëndrojë disa javë larg sallës së provave. Për këtë arsye nuk do të jetë as pjesë e spektaklit të kërcimit.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve.
Konkurrentët janë përgatitur në prova gjatë gjithë javës, ku me entuziazëm po presin të nisin garën e nxehtë mbrëmjen e sotme.
Këtë mbrëmje ata do të kërcejnë me partnerë të tjerë, pas përcaktimit nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128