Çfarë thotë Dori për provokimet në spektakël? Olta Gixhari flet për raportin me anëtarët e jurisë

19 Nëntor 2023, 17:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Çfarë thotë Dori për provokimet në spektakël?

Olta Gixhari, në një intervistë për “Dancing With The Stars Fan Club”, iu përgjigj disa pyetjeve pikante lidhur me garën e kërcimit.

Anëtarja e jurisë së “DWTS” sqaroi raportin e saj me Ronaldo Sharkën, për të cilin mendon se ka qenë në rol me debatet që ka krijuar gjatë spektaklit. Artistja komentoi anëtarët e tjerë të jurisë, dha një përgjigje lidhur me komentet se mban me hatër Eni Shehun dhe zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti për skenat e saj provokuese në “Dancing Wth The Stars”.

Gazetarja: A e prisje që me pjesëmarrjen e Ronaldos në DWTS, do të kishte konflikte mes jush?

Olta: Isha shumë qetë para se të ma kujtoje. Ai i ka qejf ato gjëra. I shkojnë, nuk është se nuk i shkojnë

Gazetarja: Albi Nako ka thënë që ti je në rol në DËTS dhe nuk thua atë që mendon vërtetë. Ke një replikë?

Olta: Ka një të vërtetë këtu. Unë padiskutim që jam në një rol. Jam në rolin e jurisë. Nuk mund të jem 100% vetvetja dhe nuk mund të them çdo gjë që mua më kalon në mendje. Nuk e di se ku do të shkonte ky spektakël nëse unë do ta bëja këtë gjë.

Gazetarja: Lorin e ke konsideruar si fashiste dhe shpesh herë e ke kundërshtuar. Përse?

Olta: Unë do të doja shumë që Lori të ishte fashiste dhe po përpiqem që ajo të jetë një fashiste sepse i shkon shumë ky rol, por nuk po e bën.

Gazetarja: Ilirin dhe Valbonën, si do t’i konsideroje?

Olta: Valbona është zemër. Është shumë e mirë, me Valbonën jam shënd e verë. Ndërsa me Ilirin ngacmohem, gërricem gjithë kohës. Unë kjo jam. Jam ngacmuese, edhe në jetë.

Gazetarja: Do të doje në “Big Brother”, të kishe qenë në të njëjtin edicion me Ilirin?

Olta: Nuk e kam menduar asnjëherë. Shumë interesante do të ishte dyshja jonë.

Gazetarja: Ke provokuar disa herë në DWTS, me zinxhirin, me disa lëvizje provokuese, me mikrofonin. Të gjithë kanë një kureshtje, çfarë thotë Dori (bashkëshorti)?

Olta: Çfarë më thotë? (qesh). Bravo zemër më thotë, vazhdo kështu. Përderisa vazhdoj të jem kështu dhe do të më shihni edhe me keq, do të thotë se më mbështet.

Gazetarja: Enin ke thënë  se nuk e mban me hatër, por faktet flasin ndryshe sepse nuk e ke vlerësuar me më pak se 8, përveçse në puntatën e parë.

Olta: 8 pikëshin e ka marrë vetë. I ka dhënë këmbëve, është djalë që punon shumë. Ndonjëherë, mund të ketë merituar ndonjë 9, që unë nuk ia kam dhënë sepse jam shumë kërkuese. Eni është një nga djemtë më të mirë këtu nga VIP-at.

Po ndodh...