FOTO/ Dua Lipa konfirmon romancën e re, del në publik me të dashurin

16 Janar 2024, 17:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

FOTO/ Dua Lipa konfirmon romancën e re, del në publik me të

“New look, new boyfriend”, pas disa muaj nga ndarja me regjisorin Roman Gavras, Dua Lipa konfirmon romancën e re.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner dolën publikisht duke konfirmuar kështu zërat për romancën e tyre.

Pak ditë më parë, ata u filmuan duke shkëmbyer puthje gjatë një feste në Los Angeles , video kjo e cila u bë virale në rrjetet sociale. Aty nisën dhe thashethemet e para.

Më pas ajo u fotografu duke dalë nga një event pyetje-përgigje të Turner në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni.

“Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,”– tha një burim i brendshëm për “The Sun”.

FOTO/ Dua Lipa konfirmon romancën e re, del në publik me të

Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori.

Aktori britanik ka qenë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby nga viti 2016-2017. Ndërsa Dua Lipa, lidhjen e fundit e kishte me regjisorin Roman Gavras. Lidhje e cila mund të konsiderohet tashmë si një “Dashuri vere”.

 

Po ndodh...