Futbollisti i Kombëtares po bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan lajmin e ëmbël
7 Maj 2025, 13:12 / SHOWBIZ

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partnerja e tij, Klea Verri, do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur, që prej vitesh janë në një lidhje, pritet të mirëpresë një anëtar të ri në familje, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër hap të rëndësishëm.
Lajmin e ka bërë publik vetë Klea përmes një fotoje në “InstaStory”, ku shfaqet në plazh me bikini, duke treguar barkun e rrumbullakosur. Postimi është shoqëruar me një ikonë gruaje shtatzënë dhe një diell, duke konfirmuar lajmin e bukur.
Prej ditësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj, pasi në disa foto të fundit barku i saj ishte i dallueshëm, por tashmë gjithçka është bërë zyrtare nga vetë Klea.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
