
“Heshtja flet më…”/ Çfarë po paralajmëron Xheneta me postimin e saj?

Xheneta Fetahu ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve me një postim të bërë ditën e sotme në “Instastory”.
“Silence speaks louder than words (heshtja flet më shumë se fjalët)”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithë fansave të saj dhe jo vetëm.
Ajo ka vendosur gjithashtu një orar; 19:00 duke lënë të kuptohet se diçka do të ndodhë ose do të zbulohet në atë moment.
Ky postim vjen pas transmetimit të një klipi në “Big Brother VIP 4”, ku u shfaq intervista e saj në “Fan Club” për Gjestin , e ky i fundit i pa të gjitha e madje i komentoi. A do flasë për këtë gjë Xheneta?

Kujtojmë se Xheneta ka hedhur dyshime mbi sinqeritetin e dashurisë së tij për të dhe se ajo mendonte që Gjesti ishte duke e pritur jashtë për të sqaruar marrëdhënien e tyre.
Diçka që banori i BBV 4 e ka hedhur poshtë duke pohuar se dashuria e tij për Xhenetën ka qenë e sinqertë por ajo ka luajtur dhe e ka përdorur atë, duke e keqtrajtuar.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128