Humbja ndaj Teutës, trajneri Shkëmbi: Hasëm vështirësi në shënimin e golit!
22 Shkurt 2025, 20:26 / SPORT

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi humbjen 2-1 ndaj Teutës.
“Shumë e vështirë të shënonim, peng kam pësimin e golit të parë pasi ishte e disata herë që ne pësojmë nga goditjet standarte. Në ato minuta edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi ia thashë djemve edhe në pushim.
Të gjithë e pamë që ishte e vështirë të shënonim. Kishte aq shumë situata dhe momente në këtë sfidë dhe futbollistët nuk kishin faj.
Meta po vuante shumë në luftën në ajër. Po vuanim pak pjesën e parë në mbrojtje, ku Teuta na vendosi në vështirësi. Mendoj që bëmë mirë, pavarësisht se golin e pësuam për fajin tonë, penalltia nuk e di nëse ishte apo jo.”, tha Shkëmbi.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

