I kërkoi burrin për një natë, Elita Rudi i jep përgjigjen epike ndjekëses

19 Shtator 2023, 23:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

I kërkoi burrin për një natë, Elita Rudi i jep

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit e shumtë momente nga përditshmëria e saj si dhe ato familjare. 

Por jo vetëm kaq, pasi herë pas here Elita bën edhe bashkëbisedime virtuale me fansat. 

Së fundmi, moderatorja e njohur ka vendosur që t’i kthejë përgjigje një ndjekëse që i ka bërë një kërkesë aspak të këndshme.

Në një bashkëbisedim virtual në “Instagram”, Elita Rudi është habitur nga kërkesa që i ka bërë njëra prej ndjekëseve, por përgjigja e saj ishte epike.

“A e jep burrin me qira një natë e dashur?”, e ka pyetur një ndjekëse, ndërkohë ajo u përgjigj:

“Kuku s’mundem me nda gjysmën e vetes”.

Ndërkohë kujtojmë se pas një pauze disavjeçare, Elita Rudi u rikthye në emisionin ‘Big Talk’ si moderatore, por këtë vit duket se nuk do ta shikojmë me të njëjtin projekt.

I kërkoi burrin për një natë, Elita Rudi i jep

Po ndodh...

ide