I vëllai u gjet i vdekur në banesë, Unikatili dedikim prekës për humbjen e tij: Zbrazëtia që ndjej dhe sytë e mi të përlotur…

10 Mars 2025, 23:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

I vëllai u gjet i vdekur në banesë, Unikatili dedikim prekës

Reperi Unikkatili, ka bërë një dedikim emocionues për të vëllain, Mentor Palokaj, i cili u gjet i pajetë më 2 mars në një banesë në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mungesën që ndjen pas vdekjes së tij dhe dhimbjen që po kalon këto ditë.

 “Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti”, kanë qenë fjalët që ka shkruar ai krahas një fotoje nga varrezat.

Rrethanat për ndarjen nga jeta të Mentorit nuk janë bërë të ditura akoma, ndërsa të shumta ka qenë aludimet se vdekja është shkaktuar nga mbidoza, pasi u raportua se policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

I vëllai u gjet i vdekur në banesë, Unikatili dedikim prekës

Por, këto deklarata u hodhën poshtë nga kushëriri i tij, Lorenc Palokaj, i cili është shprehur se Mentori prej disa kohës ishte probleme shëndetësore.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Lorenc Palokaj ka treguar shkaqet që sipas tij, mund të kenë çuar të afërmin e tij drejt vdekjes.

Ai pohoi se kishte qenë pranë tij në tre javët e fundit dhe se i ndjeri i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz”, shkruan ai.

Siç pretendon Lorenci, vdekja e tij në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore. Ai shkruan se Mentor Paplokaj ka bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën.

“I kishin thënë se duhej  të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate”, shkruan këushëriri i të nderit.

Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza, pretendime të cilat qarkulluan në media.

“Unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them”, ka theksuar ai mes tjerash.

Po ashtu, ai shkruan se ditët e fundit që kishte qëndrua me të, kishte vënë re se Mendori e shihte sikur po e shihte për herë të fundit.

“Mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij”, shkruan ai.

“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej  të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim.

 

Po ndodh...