Ilnisa rrëfen takimin me Meritonin: Po më dilte zemra vendit! Kur më tha vëre “kokën tek unë”…

12 Maj 2024, 19:48 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ilnisa rrëfen takimin me Meritonin: Po më dilte zemra vendit! Kur

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish konkurrente e BBV3, rrëfeu sot emocionet e forta të takimit emocionues me Meritonin pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother.

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, Ilnisa tha se ishte e përmbajtur derisa Meritoni i tha “vërë kokën te unë” dhe emocionet shpërthyen tha ajo.

“Isha shumë e emocionuar, unë u murosa. Njeriut dhe i ndodhka të përmbahet.

Kur më tha çfarë ke je e mërzitur, vëre kokën te unë, aty u lëshova. Po më dilte zemra vendit, prandaj më tha pse je kaq e emocionuar, ishte si një film.

Ishin emocione të vërteta, më erdhi rrahja e tij në vesh. Lidhja ime u keqkuptua në fillim, por u kuptua në fund. I përulem publikut”- u shpreh Ilnisa.

 

Po ndodh...