
Ish-konkurentja e Big Brother: Kam ftuar ish-burrin me të dashurën të bëjnë pushime me mua

Diola Dosti një nga konkurentet e shtëpisë së Big Brother VIP, ka treguar jetën pas daljes nga reality-show ku qëndroi më shumë se 3 javë.
E ftuar së fundmi në “Glamour Zone” Diola sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin i cili është 9 vite më i ri në moshë se ajo, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin. Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.
E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128