'Çka më kanë parë sytë'/ Pas largimit nga BBV, Jetmiri kërcënon sërisht produksionin: Do t’ju zbulojë sekrete

22 Prill 2024, 23:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS

'Çka më kanë parë sytë'/ Pas largimit nga
Jetmir Sala, banori i njohur i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka vendosur të ndërpresë aventurën e tij, duke dalë nga shtëpia me vendim personal.

Sipas tij, marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë, ishte një nga arsyet kryesore të vendimit për të lënë spektaklin.

Pas largimit të tij, Jetmiri nuk ka humbur kohë dhe ka bërë një dalje publike përmes një video live në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj transmetimi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një sërë mendimesh dhe emocionesh, duke reflektuar mbi kohën e kaluar brenda mureve të Big Brother VIP Albania.

“A di sa lajme do të bëjmë, nuk e keni idenë, çka më kanë parë sytë edhe çka behët edhe si e tregojnë edhe si i dallaverosin njerëzit, e si e shesin sapunin për djathë kemi për të diskutuar shumë,” deklaroi Sala, duke hapur një dritare intriguese mbi atë që mund të ketë ndodhur pas kamerave.

Komentet e Jetmirit duket se parashikojnë një lloj kërcënimi ndaj produksionit, duke sugjeruar se ai mund të zbulojë sekrete dhe të vërteta që deri më tani kanë qenë të fshehura nga publiku. 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128