“Kam ndjenja për ty”/ Rrëfimi i papritur i Indrit 'trazon' Ferma VIP, cila është fermerja që ia ka marrë zemrën?

Një moment mes dy konkurrentëve në reality show-n Ferma VIP 3 ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi aktori Indri Shiroka ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Vanesa Sono.
Gjatë një bisede mes tyre brenda formatit, Indri është shprehur se ndjen tërheqje ndaj Vanesës, por njëkohësisht ka theksuar se është i vetëdijshëm për kufijtë dhe për faktin se ajo ka një lidhje jashtë shtëpisë.
Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të krijojë situata të komplikuara dhe se në raste të ngjashme më parë ka bërë hap pas kur situatat janë bërë delikate.
Nga ana e saj, Vanesa është shprehur e ndjeshme ndaj situatës, duke thënë se ndjen përgjegjësi për afrimitetin që po krijohet brenda formatit, duke lënë të kuptohet se lidhja e saj jashtë e bën situatën më të ndërlikuar.
Momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e sheh si një histori të mundshme romantike brenda spektaklit, ndërsa të tjerë e konsiderojnë situatën të ndërlikuar për shkak të marrëdhënies së saj jashtë formatit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128