Krah Richard Grenell, Bleona Qereti shkëlqen në festën e inaugurimit të Donald Trump

20 Janar 2025, 14:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Krah Richard Grenell, Bleona Qereti shkëlqen në festën e

Të gjithë e dini që artistja shqiptare, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleona Qereti, është një mbështetëse e “flakët” e presidentit Donald Trump.

E përpos fushatës që ajo ka bërë në mbështetje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, së fundmi artistja ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të tij.

Ka qenë vetë Bleona ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto nga kjo festë. “Momente ikonike për t’u çmuar përgjithmonë”, shkroi Bleona krah fotove të publikuara ku na lejoni të themi duket rrëzëllitëse!

Po ndodh...