La mbrëmë shtëpinë, Rizarta flet për Gjestin: Më tërheq inteligjenca te një djalë dhe…

23 Mars 2025, 21:23 / SHOWBIZ ALFA PRESS

La mbrëmë shtëpinë, Rizarta flet për Gjestin: Më

Rizarta është banorja që la shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, kjo falë një televotimi të dytë që u hap mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.

Në studion e madhe të BBV 4, në lidhje me Gjestin ajo e mohon se ka pasur një strategji për t’i qëndruar afër, apo për të hyrë mes tij dhe Eglit.

Ish-banorja shtoi se te një djalë e tërheq inteligjenca dhe nuk mendon se këngëtari është djali perfekt për të.

“Nëse ky do ishte qëllimi im atëherë do e kisha vazhduar edhe pas shpjegimit të situatës tonë që ishte në prime. Unë shkoja te krevati pasi Eglin dhe Gjestin i kishte marrë gjumi, mundoha të isha sa më në cep të gjësë, nuk i ngacmoja gjatë ditës.

E kuptova që ky afrimiteti, që unë e quaja njerëzor mes meje dhe Gjestit u keqkuptua, dhe prandaj e ndalova.

Mua më tërheq inteligjenca te një djalë, dhe nuk mendoj se Gjesti do ishte djali perfekt për mua. Nuk mendoj se do përputhesha ndonjëherë me të”, tha Rizarta.

 

Po ndodh...