Lidhja e tyre me P.Diddy, Beyonce dhe Jay Z “ngrenë alarmin”: Po marrim kërcënime me vdekje!

Jay-Z ka deklaruar se ai dhe familja e tij janë përballur me kërcënime me vdekje në mediat sociale, pas një padie të hedhur poshtë që e akuzonte atë dhe Sean ‘Diddy’ Combs për sulmin e një gruaje kur ajo ishte 13 vjeç pas MTV Music Awards 2000. Ndërkohë që padia është tërhequr, reperi ka mohuar me forcë të gjitha akuzat, duke i dënuar ato si të rreme dhe të dëmshme për reputacionin e tij.
Edhe pse gruaja ka hequr dorë nga padia, reperi i Empire State of Mind deklaroi se ai po përballet me reagime ndaj pretendimeve të saj “dashakeqe dhe fiktive”.
Ai gjithashtu theksoi se përdoruesit e mediave sociale kanë postuar mesazhe duke deklaruar se duan të “na “vrasin” ose “ekzekutojnë”.
Ai shtoi se padia i kishte shkatuar ankth mendor. Në deklaratën e tij ligjore, ai përmendi se njerëzit në rrjetet sociale e kishin etiketuar atë si “satanist”, “trafikant”, “përbindësh” dhe madje “terrorist”.
Diddy, i cili u arrestua në shtator 2024, aktualisht përballet me 40 padi të tjera, shumë prej të cilave janë ngritur nga Tony Buzbee në emër të viktimave të supozuara.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
