
Lumbardhi komenton suksesin: Paskam bërë lojë perfekte

Lumbardh Salihu u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”. Lumi ka qenë i tërhequr në debate dhe nuk është përfshirë në zënka brenda shtëpisë, duke treguar se edhe me qetësi mund ta fitosh një lojë si “Big Brother”. Në intervistën e parë pas fitores, ish-futbollisti ka folur më shumë për eksperiencën brenda shtëpisë më të vëzhguar në Kosovë, si dhe për lidhjen e krijuar me ish-Missin, Kader Kicaj.
Sa i përket lojës së tij në BBVK, Lumi tha: “I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam pasur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum.
Ka qenë presion para se të hyja në ‘Big Brother’, sepse kur lexova emrat e konkurrentëve, unë nuk e kam parë veten si një person që mund të hyjë me një rol në atë shtëpi, por kur hyra brenda jam përshtatur gradualisht. Jam munduar mos t’i nxjerr shpatat shumë shpejt.
Jam munduar të lexoj mes rreshtave dhe të kuptoj mendimin e opinionistëve. Paskam bërë lojë perfekte, përderisa dola fitues.”
Lumbardhi flet për herë të parë pas fitores në BBVK: Lumi foli edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë.
“Edonës prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke pasur, je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret, aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh.
Në shtëpi kemi qenë si familje, sepse në jetën e përditshme koha nuk të premton për të njohur dikë aq mirë sa në ‘Big Brother’, çoheshim bashkë, hanim bashkë, çdo gjë e përjetonim bashkë.”
-
-
-
-
Arti në zi! Ndahet nga jeta dramaturgu i njohur shqiptar
6 Shkurt, 09:35

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128