Mbyllet procesi ndaj reperit Gjiko: Vendimi përfundimtar i drejtësisë
16 Qershor 2025, 15:17 / SHOWBIZ
Këngëtari i njohur shqiptar, Asdren Gjikolli, i njohur për publikun si Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, lidhur me akuzën e rëndë për dhunim.
Vendimi u mor pas vlerësimit të provave nga trupi gjykues, të cilat, sipas burimeve të Telegrafit, rezultuan të pamjaftueshme për të lidhur artistin me ngjarjen në fjalë. Si rrjedhojë, Gjiko u lirua nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Në mbrojtje të këngëtarit qëndroi avokati i njohur Kujtim Kerveshi, një emër i njohur për përfaqësimin e figurave VIP dhe i vlerësuar me çmime ndërkombëtare për sukseset në fushën e drejtësisë.
Rasti kishte ngjallur vëmendje të madhe publike dhe kishte qenë në fokusin e mediave për muaj me radhë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
