“Mendon se më dridhet qerpiku”, konkurrentja e PP vë veten në rrezik, i del përpara makinës (Video)

13 Nëntor 2023, 23:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Mendon se më dridhet qerpiku”, konkurrentja e PP vë veten

Alba dhe Endi kanë zhvilluar takimin e tyre në “Për’puthen” për tu njohur më mirë me njëri-tjetrin, por gjithçka ishte e mbushur me të papritur.

Konkurrentja u doli përpara makinës së Endit ose siç njihet ndryshe Batmani, gjatë kohës që ai po shkonte drejt saj.

Me guxim ajo ka sfiduar Endin, duke i folur gjatë gjithë kohës, por më pas nisën të diskutonin.

Alba: Hë mo jeta do afrohesh apo nuk do afrohesh? Mendon se do më dridhet qerpiku?! Nuk kam frikë unë jo. Kaq di?

Endi: Je gati për një super aventurë?

Alba: Po si gjithmonë. Ti a je i sigurt?

Endi: Unë i sigurt kam lindur.

Pas këtyre replikave që ata i bënin njëri-tjetrit, konkurrenti ka zbutur disi gjendjen duke treguar afrimitet me vajzën që ka dalë në takim.

Endi: A të kanë thënë që të ka bërë Zoti fiks për mua?

Alba: Jo nuk më ka thënë. Nga e pe ti që jemi fiks për njëri-tjetrin.

Endi: Na solli në takim sëbashku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Per’puthen ???? (@perputhen_tch)