Monika Kryemadhi “vë në provë” banorët me batutat: O mret, përdore më shpesh…

26 Mars 2026, 20:35 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Monika Kryemadhi “vë në provë” banorët me

Monika Kryemadhi është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” për një sfidë të veçantë, duke surprizuar banorët me hyrjen e saj të papritur.

Në kuadër të lojës së mos-reagimit, banorëve iu kërkua të ruanin qetësinë dhe të mos shfaqnin emocione, ndërsa opinionistja hyri në shtëpi dhe nisi t’i provokonte me komente të drejtpërdrejta.

Gjatë qëndrimit të saj, Kryemadhi nuk kurseu “thumbat” për disa prej tyre. Ajo komentoi veshjen e Rogertit, duke u ndalur te xhaketa e tij e verdhë, ndërsa më pas iu drejtua Mateos me humor, duke i sugjeruar të përdorte më shpesh shprehjen “mret”. Po ashtu, nuk munguan as komplimentet për ndryshimet fizike të tij, ndërsa për Edisën theksoi elegancën e saj.

Edhe pse në vështirësi për të ruajtur seriozitetin, banorët u përpoqën të mos reagonin hapur, duke komunikuar mes tyre me nënkuptime dhe gjeste minimale, në përputhje me rregullat e sfidës.

Po ndodh...

ide