
Mos i humbisni yjet e “Në Kuadër të Dashurisë” në tapetin e kuq, hyrja e lirë për të gjithë

Ashtu siç e keni mësuar tashmë, më 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve do të organizohet premiera e filmit aq shumë të komentuar për gjatë muajve të fundit.
Për të gjithë ata që mezi e kanë pritur këtë moment, kemi një lajm të mirë për ju. Tani do të keni mundësi që të jenë më afër se kurrë më parë me yjet e “Në kuadër të dashurisë”.
Në datën 9 tetor në Pallatin e Kongrseve, publiku do të ketë mundësinë të shohë për herë të parë filmin së bashku me protagonistët e tij në sallë duke blerë biletën. Por jo vetëm kaq, për ata që duan të takojnë yjet e filmit, hyrja në tapetin e kuq do të jetë falas. Një mundësi për të mos u humbur për ju që doni të bëni foto me ta apo që të japin autografe.
Por kujdes: Hyrja është e lirë vetëm për në tapetin e kuq. Për ata që duan ta shohin filmin në sallë, blini biletat tuaja në films.top

Seanca e turpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128