"Na trajtoi si punonjës"/ Pas Ermal Mamaqit, gazetari zbulon eksperiencën zhgënjyese në trajnimin e biznesmenit

9 Dhjetor 2022, 23:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"Na trajtoi si punonjës"/ Pas Ermal Mamaqit, gazetari zbulon

Gazetari i shumë polemikave, Flavio Qarri, së fundmi ka qenë i ftuar në  limuzinën e 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku.

Pas debateve të shumta me Ermal Mamaqin, dhe pasi e quajti aktorin e humorit 'mashtrues', Flavio vjen me një deklaratë tjetër, ku këtë herë është përfshirë dhe regjizorja e famshme Vera Grabocka.

Ester Bylyku: Me cilin moderator nuk do të bashkëpunoje asnjëherë, dhe përse?

Flavio Qarri: Me Ermal Mamaqin. Ai mendon se është moderatori më i mirë në Shqipëri, dhe për këtë ia ka mbushur mendjen Vera Grabocka.

Pasi quajti aktorin Ermal Mamaqi një mashturues për trajnimet e tij, Flavio Qarri së fundmi është kthyer kundër biznesmenit Vasil Naçi.

Naçi, prej vitesh zhvillon trajnime për të rinjt të cilët dëshirojnë të bëhen të suksesshëm.

Flavio tha se dikur ka marr pjesë në një trajnim të Vasil Naçit, dhe mbeti shumë i zhgënjyer.

Fillimisht gazetari u ndal te çmimi i biletës e cila kushtoi 80 euro, dhe shtoi: 'Me aq lekë mund të kisha parë grupin e rrokut Metallica.'

Në vijim, Flavio rrëfeu se asnjë nga të pranishmit nuk u trajtua si një biznesmen. Ai shtoi:

"Kisha hapur nja dy biznese të vogla per qejf, dhe mendova se vërtetë do merrja këndvështrimin e Vasilit për eksperiencë. Ai nuk trajtoi asnjë si biznesmen të ri, por na trajtoi sikur po aplikonim për punë te ai".

Qarri, gjithashtu theksoi dhe një moment tjetër nga i cili mbeti i pakënaqur:

'Kërkova të bëj pyetje, por nuk mu dha e drejta.'

Në përfundim Flavio thumboi Vasil Naçin duke u shprehur se nuk është sukses të blesh cigare dhe t`i shesësh me çmim akcize.

Po ndodh...

ide