Pas daljes nga qelia/ Enca provokon me foton: Ata kanë studiuar ballkonin tim, mirënjohëse për suportin

18 Shtator 2023, 20:24 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pas daljes nga qelia/ Enca provokon me foton: Ata kanë studiuar ballkonin

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia u arrestua disa ditë më parë, pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën disa bimë kanabis. Po ashtu, në komisariat u shoqërua edhe i dashuri i saj, i cili u la i lirë pas disa minutash.

Ajo qëndroi në qeli vetëm 3 ditë, pasi Gjykata e Tiranës i caktuan masën “detyrim paraqitje”. Këngëtarja në deklaratën e saj tha se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.

Por kur situata duket se është qetësuar për këngëtaren, kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet disa statuseve në “Instastory”.

Enca Haxhia fillimisht ka publikuar një zemër, në shenjë dashamirësie për mbështetësit. Më pas, ajo ka falenderuar personat që e kanë mbështetur gjatë ditëve të vështira.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë këtyre ditëve të vështira që kalova”, shprehet ajo.

Dhe për ta mbyllur, duke dalë te natyra e saj provokuese, ajo ka shpërndarë një foto, ku shkruan se njerëz të tjerë kanë qenë duke studiuar ballkonin e saj.

“Ata kanë qenë duke studiuar ballkonin tim”, shkruan këngëtarja krahas fotos.

 

 

 

 

 

Po ndodh...