“Po luan rolin e viktimës”/ Pas deklaratës së Shakirës për ndarjen, reagon Pique

24 Shtator 2022, 11:33 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Po luan rolin e viktimës”/ Pas deklaratës së

Në “momentin më të errët të jetës së saj” Shakira ka dhënë një intervistë për revistën ELLE, ku ka folur se si po e përballon ndarjen nga Pique.

Sipas La Vanguardia, futbollisti nuk e ka pritur fare mirë intervistën, i cili është mërzitur me ish-partneren e tij. Gjatë intervistës, krahas diskutimit për çështjet për fëmijët e tyre, Shakira përmend ngacmimet e shtypit në Barcelonë, duke ndikuar në dëshirën e saj për t’u transferuar në Miami.

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha ajo për ELLE. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte kupa dhe unë duhej ta mbështesja. Unë e vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj.

Pique mendon se Shakira po luan rolin e viktimës. “Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij. I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon”, thonë të afërmit e tij.

Mësohet se futbollisti është e tërbuar që kolumbianja e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të bëhet shembull për ta. 

 

Po ndodh...