Prezantuesi i CNN kuptoi se ishte homoseksual kur pa Richard Gere gjysmë të zhveshur

28 Qershor 2022, 18:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Prezantuesi i CNN kuptoi se ishte homoseksual kur pa Richard Gere gjysmë

Prezantuesi i CNN Anderson Cooper në një intervistë së fundmi ka treguar se si ai e kuptoi se ishte homoseksual.

55 vjeçari duke folur për Radio Andy tha se kur ishte 11 vjeç dy miq të nënë së tij, fotografi Paul Jasmine dhe partneri i tij, e çuan për të parë një shfaqje në Broadway 'Bent' një dramë të Martin Sherman që flet për persekutimin e homoseksualëve nga nazistët.

Prezantuesi i CNN kujton:

“Më kujtohet që kam thënë: O Zot, unë jam homoseksual. … Unë jam plotësisht homoseksual,'”.

Shfaqja fillon me një burrë të zhveshur që zgjohet pasi ka kaluar natën me një burrë tjetër, përpara se protagonisti më pas të vishet me uniformën e tij SS.

“Dua të them skenën e hapjes… Është gjëja më seksi që mund të imagjinoni.” u shpreh prezantuesi duke shtuar:

 “Ky ishte Richard Gere në vitin 1977 dhe ai ishte kaq i bukur.”

Për shkak se miku i nënës së tij Jasmine ishte njohur me aktorin pasi e fotografoi atë për filmin American Giglio , treshja mundi të shkonte në prapaskenë për të takuar aktorin.

''Ne shkojmë në prapaskenë dhe Richard Gere është pa këmishë në dhomën e tij të zhveshjes dhe unë nuk mund të flisja.” kujton Cooper.

“Unë kisha foton time dhe doja një autograf, por thjesht nuk mund të ndaloja së shikuari gjoksin e tij.”

Edhe pse Cooper nuk ishte në gjendje të nënshkruante foton e tij atë natë, 10 vite më vonë ndërsa intervistonte aktorin, Cooper më në fund ishte në gjendje t'i merrte autografin.

"Unë i tregova të gjithë historinë. I kërkova autografin që nuk arrita ta merrja atëherë. Ai e firmosi por dukej se ishte në siklet.”

Anderson Cooper  deklaroi  publikisht në vitin 2012, në një artikull të postuar në  The Daily Beast se ai ishte homoseksual.

Kur ai zbuloi identitetin e tij u shpreh:

“Fakti është se unë jam homoseksual, gjithmonë kam qenë, gjithmonë do të jem dhe jam shumë i lumtur, ndihem rehat me veten time dhe jam krenarë”.

 

Po ndodh...