Prokuroria i sekuestroi 50 mln euro, ja si Boci uronte Besin pas ndarjes nga Xhensila

28 Qershor 2024, 19:51 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Prokuroria i sekuestroi 50 mln euro, ja si Boci uronte Besin pas ndarjes nga
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

Por cila ka qenë lidhja e çiftit Kristian-Drilona me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj?

Para disa vitesh Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj. E nuk zgjati shumë, nga ku kjo miqësi e zjarrtë të kthehej në hi në vitin 2018.

Ama Kristiani së fundmi ka reaguar lidhur me ndarjen e Besit dhe Xhensilës. Në këngën e fundit që Bes Kallaku ka publikuar, e cila u kuptua si një dedikim për Xhensilën dhe ndarjen e tyre, Kristiani e ka postuar në Instagramin e tij dhe komenti i tij ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. Mes mbështetjes së tij për Besin dhe fazën e vështirë që po kalon në jetën e tij, Kristiani nuk ka harruar të ‘thumbojë’ Xhensilën.

Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu

Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku

Prokuroria i sekuestroi 50 mln euro, ja si Boci uronte Besin pas ndarjes nga