Pse artistët nuk pranojnë të performojnë në Kupën e Botës?/ Rod Stewart refuzoi mbi 1 milion dollarë

Kupa e Botës 2022, e cila pritet të nisë këtë fundjavë në Katar, është goditur me dyshime dhe kritika, pasi disa artistë nuk kanë pranuar të perfomojnë. Rod Stewart zbuloi se refuzoi më shumë se një milion dollarë për t’u paraqitur atje.
Zgjedhja e Katarit për të pritur Kupën e Botës ka tërhequr vëmendjen ndaj diskriminimit sistematik të vendit ndaj grave dhe personave LGBTI, si dhe shkallës së lartë të vdekjeve midis punëtorëve migrantë të ndërtimit.
Stewart pretendoi se 15 muaj më parë atij iu ofruan shumë para, mbi 1 milion dollarë, për të luajtur atje, por vendosi ta refuzojë atë për shkak të trazirave politike në vend. “Nuk është e drejtë që unë të shkoj. Dhe iranianët gjithashtu duhet të jenë jashtë për furnizimin e armëve,” vazhdoi ai.
Më herët, edhe këngëtarja Dua Lipa hodhi poshtë të gjitha spekulimet se do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar.

Pas raportimeve që e lidhin atë me ngjarjen, Lipa ndau një deklaratë në Instagram, duke shkruar: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Unë do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës.”
Ylli i BTS Jung Kook është i vetmi artist i konfirmuar për ceremoninë e hapjes, e cila do të mbahet në stadiumin Al Bayt më 20 nëntor. Reperi amerikan Diplo, DJ Calvin Harris dhe këngëtari xhamajkan Sean Paul do të performojnë gjithashtu në festivalin Fifa Fan, i cili do të zgjasë gjatë 29 ditëve të turneut.

Ndërsa të famshëm si komediani britanik Joe Lycett kanë kritikuar Katarin për marrëveshjen e sponsorizimit, pasi vendi ka rekrutuar yje të sportit si David Beckham si ambasadorë të paguar për këtë rast. Lychette shkoi aq larg sa premtoi se do të dhuronte 11,772 dollarë për një organizatë bamirëse homoseksuale, nëse Beckham anulonte marrëveshjen përpara fillimit të turneut. Lychette deklaroi se nëse Beckham vazhdon me partneritetin, ai do të copëtojë paratë live në internet./Liberale.al
-
-
Shihen të kapur dorë për dorë, zbulohet çifti më i ri i showbizit
15 Nëntor, 10:59
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


