Rikthehet ‘La Casa De Papel’, serialet e reja do të shfaqet premierë në dhjetor në Netflix

19 Shtator 2023, 10:43 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rikthehet ‘La Casa De Papel’, serialet e reja do të shfaqet
Netflix njoftoi përmes videos se episodet e reja të “La Casa De Papel” me titull ” Berlin” do të ketë premierën e tyre më 29 dhjetor.

Seriali i ri do të ndjekë një nga grabitjet më të pazakonta të personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso, i cili rikthehet në rolin e Berlinit.

Përmbledhja zyrtare thotë: Ka vetëm dy gjëra që me siguri do ta kthejnë një ditë të keqe në një ditë të mrekullueshme, dashuria dhe një pagese me vlerë miliona euro. Berlini është në vitet e tij të arta, një kohë kur ai ende nuk e ka idenë për sëmundjen e tij. Këtu ai fillon të përgatisë një nga grabitjet e tij më të pazakonta, duke bërë që 44 milionë xhevahire të zhduken si me magji. Për ta bërë këtë, ai do të kërkojë ndihmën e njërës prej tre bandave me të cilat ka grabitur.

Alonso është i bashkuar në kastin e aktorëve me Michelle Jenner, Tristán Ulloa, Begoña Vargas, Julio Peña Fernández, Joel Sánchez, Samantha Siqueiros, Julien Paschal, Masi Rodríguez dhe Rachel Lascar.

Tetë episodet e serialit u krijuan nga Álex Pina (La Casa de Papel, Sky Rojo) dhe Esther Martínez Lobato dhe u drejtuan nga Albert Pintó (Sky Rojo, Malasaña 32).

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128