
Ronaldo fajëson Perez për largimin nga Real Madrid: Presidenti nuk u soll mirë me mua!

Ish-ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dha një intervistë për televizionin spanjoll “La Sexta” (6) ku ndër të tjera foli edhe për largimin e tij nga Madridi në vitin 2018, menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve në Kiev kundër Liverpulit.
Ai ka “fajësuar” presidentin Perez, që sipas portugezit nuk tregua shumë dashamirës. “Doja një skenë tjetër, skena ime ishte e mbyllur. Doja një motivim tjetër. Nuk më lodhi, ishte diçka që i thashë presidentit, ai pranoi që unë mund të largohesha.
Ne ishim në një fazë negocimi dhe ai nuk u soll aq mirë me mua, e kuptoj këtë sepse ai e bën gjithmonë kështu dhe unë nuk mund të kthehesha, sepse i dhashë fjalën Juventusit dhe presidenti… Por unë e vlerësoj shumë Florentinon, ai është një person serioz, i cili më trajtoi mirë dhe fituam shumë gjëra së bashku”, tha Ronaldo.
Kristiano gjithashtu nuk e fshehu një kthim në “Bernabeu”. “Një ditë ndoshta. Nuk e përjashtoj. Kam lënë një trashëgimi atje, një gjurmë të bukur atje. Ndoshta kur të mbaroj karrierën time mund të bëj diçka të lezetshme, me 80,000 njerëz”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128