Rrufetë godasin pranë stadiumit, Lady Gaga detyrohet që të anulojë koncertin

Lady Gaga u detyrua të ndalonte koncertin e saj të fundit në turneun Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë. Këngëtarja po i afrohej fundit të shfaqjes së saj kur rrufetë filluan të godasin rreth stadiumit Hard Rock në Miami.
“Ne thjesht duhet ta ndalim koncertin për një minutë”, u tha ajo 65.000 njerëzve që ndodheshin në stadium, duke i këshilluar ata që “të qëndronin të qetë teksa lëviznin në zonën e brendshme”. Edhe pse Lady Gaga kishte shpresuar se stuhia do të kalonte, koncerti përfundimisht u anulua. Ylli i popit me lot në sy u kërkoi falje fansave në një postim në Instagram.
Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim koncertin sonte në Miami, por nuk mundëm sepse edhe kur shiu pushoi, rrufeja goditi në tokë aq afër nesh”, tha ajo, ende e veshur me veshjen e saj skenike dhe duke fshirë shiun nga fytyra e saj.
Më pas vazhdoi: “Unë nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë ose ndonjë anëtari të ekuipazhit tim.”
Më pas këngëtarja mori një buqetë me trëndafila që një fans i kishte hedhur në skenë. Përpara se koncerti të anulohej, fansat u mblodhën nën pjesën e mbuluar të stadiumit dhe kënduan hitin e Gaga-s Rain On Me. Edhe pse më vonë u kthyen në vendet e tyre, organizatorët vendosën se nuk ishte e sigurt që koncerti të vazhdohej.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
