Shakira triumfon me dy çmime në ‘Latin Grammys Awards’

17 Nëntor 2023, 16:50 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shakira triumfon me dy çmime në ‘Latin Grammys Awards’

Këtë vit, çmimet Grammy për artistët latinë u ndanë në një ceremoni të mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara.

E kthyer në Spanjë, Shakira fitoi dy çmime, përfshirë atë për këngën e vitit.

“Dua t’ia kushtoj këtë çmim fëmijëve të mi, Mila dhe Sasha, pasi u premtova se do të jem e lumtur, se do të kenë një nënë të mirë. Sikurse më tha një mik, nga e shkuara nuk mbetet gjë, kujtojmë vetëm të ardhmen”, tha këngëtarja.

Një tjetër çmim i madh shkoi për një tjetër artiste kolumbiane. Albumi “Manjana sera bonito” i këngëtares Karol Xhi u shpall më i miri i vitit.

“Jam e gëzuar që këtu janë disa njerëz që u bashkuan me mua gjatë këtij procesi. Është diçka që më ndryshoi jetën dhe mendoj se është e pabesueshme që ky album ua ndryshoi edhe shumë njerëzve të tjerë”, u shpreh ajo.

Në ceremoninë e mbajtur për herë të parë në Spanjë, një performancë mahnitëse u interpretua nga artistja spanjolle Rozalia.

Laura Pauzini shkëlqeu gjithashtu në një ceremoni të dominuar nga gratë e ku çmimi për artistin më të mirë të ri shkoi për 19-vjeçaren venezueliane Hakuina.

Po ndodh...