Shkroi tekstin e këngës së saj të parë, Dafina Zeqiri reagon për vdekjen e poetit Agim Doçi

24 Qershor 2024, 16:41 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Shkroi tekstin e këngës së saj të parë, Dafina Zeqiri

Ditën e sotme ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pasi pak ditë më parë pësoi hemorragji cerebrale.

 Artisti, i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare, ka bashkëpunuar me emra të njohur. Një reagim për vdekjen e tij në rrjete sociale e ka bërë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo zbulon se këngën e saj të parë në shqip e ka punuar Doçi, e cila titullohet “Harrimi i dashurisë”.

“U prehsh në paqe. Tekstin, këngën time të parë shqipe “Harrimi i dashurisë”. E punuar nga ti, do të mbetet gjithmonë një nga projektet e mia favorite”, ka shkruar ajo.

Doçi thuhet se u paraqit mëngjesin e 22 qershorit në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe u shtrua menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi, pasi pësoi hemorragji cerebrale, ndërsa sot u bë i ditur lajmi për humbjen e jetës së artistit.

 

Po ndodh...