"Është i lezetshëm!"/ Listës së politikanëve që lavdërojnë Luiz Ejllin i shtohet edhe Elisa Spiropali

Elisa Spiropali është politikania më e fundit, që ka lavdëruar Luiz Ejllin, këngëtarin shkodran që ka "çmendur" shumë shqiptarë me prezencën e tij në Big Brother Vip.
Pas Berishës dhe kandidatit socialist për Bashkinë e Shkodrës edhe Spiropali, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shprehur konsideratë për Ejllin, duke e quajtur "të lezetshëm".
Me sa duket, politikanët shqiptarë nuk e kanë fuqinë t'i rezistojnë popullaritetit të këngëtarit edhe pse ai nuk është ndonjë figurë me ndonjë kontribut të madh në shoqëri, për t'u lavdëruar publikisht dhe me kaq "lëpirje" nga "elita" e vendit.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Si po ju shkojnë përgatitjet për zgjedhjet? Ju jeni caktuar në qarkun e Shkodrës. Morët edhe Agron Çelën aty.
Elisa Spiropali: Po e pashë që e kishit vendosur këtu vallen. Edhe valle hidhen në fushatë. Ne organizohemi se jemi parti që punojmë. Këta bëjnë revolucione, ne punojmë.
Ylli Rakipi: Këta bëjnë revolucione, ju merrni Agronin… rrëmbeni Agronin!
Elisa Spiropali: Organizohemi përditë nga pak. Agroni nuk u rrëmbye. Ka ardhur koha që Shkodra të pranojë një ofertë politike. Po mundohemi të ngremë ofertën politike.
Ylli Rakipi: Në Big Brother me kë je ti, se Berisha është me Luizin, se qenka njeri i rëndësishëm për Shkodrën ky Luizi?!
Elisa Spiropali: Është njeri i lezetshëm ai, kur je Shkodran të tana i ban!
E sheh, të gjithë kanë frikën e Luizit…
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
