Terrence Howard akuza të rënda ndaj P Diddy
Aktori i njohur amerikan, Terrence Howard, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një interviste në podkastin “PBD” me Patrick Bet-David, ku pretendon se reperi dhe producenti Sean Combs, i njohur si P Diddy, ka tentuar të afrohet me të në mënyrë intime.
Howard rrëfeu se Diddy i kishte kërkuar të ishte trajneri i tij i aktrimit, por gjatë takimeve, reperi thjesht e shikonte pa folur. Aktori shtoi se u ndje i çuditshëm nga situata dhe pas konsultimit me ndihmësin e tij, ky i fundit i sugjeroi se Diddy po përpiqej “ta joshte”. Pas këtij momenti, Howard ndërpreu çdo kontakt me të.
Ai tha gjithashtu se gjatë karrierës së tij është përballur me raste të ngjashme, të cilat i ka refuzuar, edhe nëse kjo i ka kushtuar role të rëndësishme, pasi “nuk bën kompromise” dhe nuk pranon të luajë role homoseksuale.
Kjo është hera e parë që një emër i madh si Howard e akuzon publikisht Diddy për sjellje të tilla. Ndërkohë, reperi ndodhet aktualisht në paraburgim në Nju Jork, pas arrestimit të tij më 16 shtator. Gjykimi i tij është caktuar për 5 maj 2025.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
