Thyen rregullat, Big Brother merr masa për banorët: Të gjithë bëni gati valixhet

Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur një zarf i kuq. Për shkak se banorët kanë thyer rregullat e lojës, Vëllai i Madh ka marrë një vendim që do u komunikohet banorëve nesër, ndërkohë atyre u është kërkuar që të gjithë të bëjnë gati valixhet.
“Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e Vëllait të Madh si përshpëritja, mbajtja e syzeve, dialogu në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i Vëllait të Madh. Mbi të gjitha që publiku të respektohet, Vëllai i Madh është i detyruar të marrë masa, prandaj nga ky moment të gjithë duhet të filloni të bëni gati valixhet. Vendimin do ta mësoni nesër”, -shkruhej në zarf.
Me siguri vendimi do të bëhet i ditur gjatë spektaklit, ku me sa duket dikush do të eliminohet.
-
Momente të trishta për Kiara Tito-n
22 Janar, 19:08 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



