U ndan pas shumë vitesh, zbulohet trajneri që shkaktoi divorcin e Tottit dhe Ilary Blasi

Muajin e kaluar kur doli në dritë lajmi që Francesco Totti dhe Ilary Blasi do të ndaheshin, bota e futbollit u trondit.
Çifti i cili ishte shumë i njohur madje dasma e tyre u transmetua dhe në television dhe u ndjek nga më shumë se një million njerëz i dhanë fund hsitorisë së tyre të dashurisë pas 20 vite së bashku.
Pas disa ditësh thashetheme, konfirmimi zyrtar erdhi përmes një deklarate:
“Pas 20 vitesh bashkë, për fat të keq lidhja ime me Ilarin ka përfunduar. Jam munduar ta kapërcej krizën martesore por sot e kuptoj që ndarja edhe pse e dhimbshme nuk është më e shmangshme. Do të vazhdoj të jem i bashkuar me Ilarin në edukimin e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me shumë respekt për gruan time”, u shpreh kapiteni legjendar i Romës.
Shtypi e vuri në dukje me shpejtësi ish-futbollistin si fajtor për ndarjen dhe e akuzoi atë se kishte nisur një lidhje me ekonomisten Noemi Boçhi.
Megjithatë, pak kohë më pas dhe Ilary u vendos në qendër të vëmëndjes.
Shumë medie shkruajtën se ajo po shoqërohej me " një djalë të ri për të cilin thuhej se Ilary kishte humbur mendjen pas tij ", sipas revistës së njohur Chi.
Tashmë detaje të reja dhe intimitete të reja të çiftit kanë dalë në dritë dhe ka qenë media italiane Corriere della Sera ajo që ka folur për tradhtinë e pretenduar të kryer nga prezantuesja televizive .
Sipas kësaj medie, Blasi kishte nisur një lidhje me trajnerin e saj personal dhe një nga shkaqet që do të shkaktonte ndarjen nga Totti ishte se Il Capitano do të kishte gjetur mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij.
Dhe personi që Ilary Blasi ka rënë në dashuri është Cristiano Iovino, me të cilin Ilary do të kishte nisur fshehurazi një lidhje më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Il Corriere shkruan se prezantuesja ka përfituar nga udhëtimet e saj në Milano për t'u larguar nga qendra e vëmendjes dhe për të mos vënë në rrezik atë që po përjetonte.
Në mënyrë të ngjashme, tabloidi italian detajon se paraqitja e Noemi Boçhi-t në jetën sentimentale të Francesco Tottit ndodhi pasi ai mësoi për tradhtinë e gruas së tij me trajnerin e tij.
Në fakt, vetëm korrikun e kaluar revista Chi zbuloi se Totti ishte parë disa herë në shtëpinë e ekonomistes, në restorantin Isola del Pescatore në Santa Severa, në stadiumin Olimpik dhe madje edhe në Monte Carlo.
Po kush është Cristiano Iovino?
Italiani është një trajner personal që operon kryesisht mes Romës dhe Milanit dhe që ka më shumë se 50 mijë ndjekës në Instagram.
Në rrjete social ai tregon disa nga udhëtimet e tij në Indonezi, Mykonos, Ibiza apo Lago di Como dhe tregon rregullisht trupin e tij muskuloz të cilin e ka të mbuluar me tatuazhe.
Në kronikën rozë ai ishte protagonist pak kohë më parë për lidhjet e tij romantike me Giulia de Lellis dhe Zoe Cristofori, e cila aktualisht ka një lidhje dashurie me Theo Hernández.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
