“Unë e di që flas me burrë…”/ Egli acarohet me Xumin, largohet pas bisedës
Një situatë e tensionuar ka shpërthyer ditën e sotme mes Eglit dhe Xumit, pas një komenti të këtij të fundit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar.
Xumi, duke komentuar për fileton në një debat me Gjestin, u shpreh duke i thënë se kush e di se çfarë i kanë hedhur salcës së filetos, duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana.
Në momentin që Xumi thotë këtë “metaforë”, Egli reagoi menjëherë, duke i thënë atij të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që kishte gatuar filetot.
Kjo përgjigje u kuptua si një kundërpërgjigje e ashpër, gjë që shkaktoi tension mes të dyve.
Ku pas një debati me Rozanën për këtë temë, Xumi e pyeti Egli-n për arsyen e sulmit, duke theksuar se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte.
Pavarësisht përpjekjeve për të qartësuar situatën, ndërsa diskutimi vazhdonte, Egli përdori një shprehje të papritur: e drejtohet Xumin me fjalën “zemra”.
Kjo shprehje e përdorur nga Egli ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie te Xumi, i cili, gjatë bisedës kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë pasi i kishte pëlqyer. Si dhe në bisedë, gjatë kohës që Egli po shpjegonte situata ai i thotë që mbaron pas saj.
Egli menjëherë u largua nga biseda, e acaruar, duke i thënë Xumit: “Unë e di se flas me burrë…”.
Egli: Qëndrimi jot ndryshon o Xum
Xumi: Nuk ka lidhje se mërzitem, ça të bëj unë? Me ardhë me nejt me ty, me bërë një muhabet me ty, me të përqafuar, keqinterpretohet
Egli: Rri normal si me të gjithë. Ti e dëgjon veten se ça thua?
Egli: Je 31 vjeç, mos më bëj mua të ndihem keq para tjerëve, se më bën të keqe, nuk dua të bëhem e keqe
Xumi: Këtë bisedë mund të ma bëje privatësisht
Egli: Ça rëndësie ka kjo, na dëgjon e gjithë Shqipëria o Xum. Vetëm ti nuk mund të flasësh për privatësinë, se ti ke folur me të gjithë e vetëm me mua jo.
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128