VIDEO/ Ermal Mamaqi bën për të qarë modelen, pasi i përmend Dubain dhe skandalin

22 Shtator 2022, 15:49 / SHOWBIZ ALFA PRESS

VIDEO/ Ermal Mamaqi bën për të qarë modelen, pasi i

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermal Mamaqit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

Aktori duket se ka risjellë në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.

“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.”

Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: “Brazil apo Dubai?”

 Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Po Arta si reagoi në gjithë këtë? Ajo nuk foli, thjesht e kaloi me një buzëqeshje.

Reagimi i saj u komentua shumë edhe në mediat sociale teksa ‘Kryefjala.com’ shkruan se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”

Gjithsesi deri tani nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej palëve. 

Theksojmë se “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Videon e plotë e gjeni më poshtë:

 

ide