Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Nga Rigels Seliman
Qytetarët, pasi janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, tashmë janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.
Me flamuj kombëtar, ata po marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protestuesit kërkojnë që në këtë protestë të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Ata shprehen se duhet të marrë fund vjedhja 36-vjeçare nga politikanët shqiptarë.
Protestuesit thonë se kjo qeveri e ka bërë jetën thuajse të pamundur, prandaj ka edhe emigracion tepër të lartë e vendi po shpopullohet.
Shprehjet që u dëgjuan më shumë në bulevard ishin “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Poshtë narko-shteti”, “Arrestoni Ramën” etj.