Ambasadori italian në Tiranë: Po e ndjekim me vëmendje Protestën dhe e respektojmë atë!
Ambasadori italian në Shqipëri, Marko Alberti, ishte i pranishëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës.
Ambasadori u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me situatën politike dhe atë të drejtësisë, të cilat kanë pasur zhvillime të forta gjatë ditëve të fundit.
Sa i përket pyetjeve mbi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Alberti tha se nuk kishte asnjë koment.
“Atëherë, unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë, sepse ne merremi, pra trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë që po më pyesni”, tha Alberti.
Lidhur me protestat e zhvilluara prej 117 ditësh në Tiranë, qytete të tjera të vendit, si dhe në diasporë, kundër qeverisë Rama, Alberti tha se situata po ndiqet me vëmendje dhe se Italia respekton atë që po ndodh.
“Atëherë, ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar, të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh”, u shpreh ambasadori.
Nga ana tjetër, Alberti foli edhe për bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve mike dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Atëherë, unë mund të ndalem te angazhimi i Italisë për ta rritur praninë e saj në Shqipëri dhe, faktikisht, Italia po përpiqet që t’i japë një përmbajtje tjetër marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë. Kemi ndërkohë investime në Shqipëri, të cilat kapin shifrën e rreth 1 miliard euro. Gjithashtu, krahas investimeve të tjera, do të realizohen ose do të mundësohen 600 apo 700 vende të reja pune.
Dhe është e rëndësishme që t’i jepet një përmbajtje tjetër këtyre marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, sepse ne jemi të mendimit që forcimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë ndihmon sigurisht edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, sektorë të rëndësishëm ku ne jemi të pranishëm janë ai i inteligjencës artificiale dhe sektori digjital, industria e mbrojtjes e kështu me radhë.
Pra, synimi ynë nëpërmjet pranisë sonë këtu është që këta të rinj apo fëmijët e sotëm, të cilët në të ardhmen do të jenë të rritur, të qëndrojnë në Korçë, të japin kontributin e tyre, pra ne të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyrë që të ndihmojmë të rinjtë apo popullatën që të punojë dhe jetojë në Shqipëri, duke dhënë ndihmesë për rritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë.”
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128