Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: SHBA dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështje kyçe

24 September 2026, 18:27 / BOTA ALFA PRESS
Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: SHBA dhe Kina

Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshëndeti udhëheqësin kinez me një shtrëngim duarsh dhe një buzëqeshje. Trump e filloi fjalimin e tij duke thënë se ai dhe Presidenti Xi kanë një marrëdhënie të bazuar në “respekt të ndërsjellë”.

“SHBA-të dhe Kina kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm në çështjet me të cilat përballen dy vendet tona”, tha ai.

Trump shtoi po punojnë drejt një marrëdhënieje tregtare më të ekuilibruar, duke përfshirë qasje të re në treg për fermerët amerikanë.

Sipas tij të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu çështje urgjente që lidhen me sigurinë, teknologjinë dhe super-inteligjencën.

“Vendimet e marra sot në këto fusha mund të nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada e dekada që do të vijnë”, thotë ai.

Ndërsa Trump po i afrohej fundit të fjalës së tij, ai përmendi se Marinsat Amerikane e përvetësuan shprehjen “gung-ho” nga Kina, që, tha ai, do të thotë “bashkëpunim.

Nga ana e tij, Xi, në fillim të deklaratave të tij, u përqendrua në marrëdhënien strategjike që dy vendet kanë krijuar së fundmi, diçka që nuk ishte rasti në vitet e mëparshme.

Po ndodh...

ide