Trump pret Xi Jinping! Presidenti kinez kërkon partneritet mes dy fuqive dhe kontroll të rivalitetit strategjik

Presidenti i Kinës Xi Jinping ( të lexohet Shi Gjinpin ) ka nisur një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump.
Xi Jinping mbërriti në pasditen e 23 shtatorit, sipas kohës lokale, në Uashington, me avion të posaçëm.
Në bazën ajrore „Andrews“, ai dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, u pritën nga presidenti Trump dhe zonja e parë Melania Trump.
Ceremonia e pritjes u zhvillua me nderime të plota shtetërore. Fëmijët i dhuruan lule çiftit kinez, ndërsa garda e nderit qëndroi në të dyja anët e tapetit të kuq.
Banda ushtarake ekzekutoi himnet kombëtare të dy vendeve, ndërsa u lëshuan edhe 21 të shtëna nderi.
Trump e cilësoi vizitën si një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare dhe shprehu pritshmërinë për bisedime të thelluara me presidentin kinez.
Në fjalën e tij, Xi Jinping përcolli përshëndetjet e popullit kinez për popullin amerikan dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas presidentit kinez, Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë. Ai tha se të dyja palët duhet të vendosin bashkëpunimin në qendër të marrëdhënieve, ndërsa konkurrenca dhe mosmarrëveshjet duhet të mbahen nën kontroll.
Xi Jinping ( të lexohet Shi Gjinpin ) theksoi gjithashtu se zhvillimi i Kinës nuk bie ndesh me synimin amerikan “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe“, duke nënvizuar se të dy vendet mund të arrijnë rezultate të dobishme për të dy popujt dhe për botën.
Ndërsa Presidenti Trump tha se:
Kjo është një vizitë që tërheq vëmendjen e mbarë botës. Presidenti Xi është një udhëheqës i madh dhe ky është një moment i madh. Pres të shkëmbej thellësisht mendime me presidentin Xi, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.“
Gjatë vizitës, dy liderët pritet të diskutojnë çështje të marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Vizita e Xi Jinping vjen disa muaj pas takimit me Donald Trumpin në Pekin, në muajin maj.
Shkëmbimi i vizitave shtetërore mes dy liderëve brenda gjashtë muajve shihet si një zhvillim i rëndësishëm në marrëdhëniet kino-amerikane.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128