"Të sfidoj kryetar", denoncimi i Blushit: Kanë filmuar edhe Niko Peleshin, po e shantazhojnë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke ngritur pretendime se dhe ai ka qenë mes personave që ka rënë pre e shantazhit të biznesmenit Ergys Agasi.
"Për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen”, deklaroi Blushi, duke vijuar me pyetje të drejtpërdrejta ndaj Peleshit nëse kishte takuar Agasin apo nëse ishte shantazhuar me video prej tij.
Nga ana tjetër, këtyre akuzave, Peleshi vendosi që t’i përgjigjej duke i cilësuar si të pabazuara. Kryeparlamentari vijoi me ironi ndaj Blushit, duke shtuar: “Jo, jo, regjistroje, asnjëherë. Ti mbase po. Ti mbase po”.
Tedi Blushi: Të gjitha institucionet kanë rënë. Nuk mund të flasim sot për Parlament dhe për më tepër për një parlament ku edhe kryetari i parlamenti është filmuar nga Ergys Agasi. Të sfidoj kryetar, se në fakt përgjimet treguan se është Taulant Balla kryetar i këtij parlamenti.
Jepu llogari shqiptarëve a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Ergys Agasi, a do përfundosh edhe ti si Vlora Hyseni?
Kyçeni këtë parlament, madje vërini flakën. Kemi një president kukull që as ka guximin të reagojë. Prandaj drejtues i seancës për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen. Ta shpërndajmë këtë parlament krimi.
Niko Peleshi: Kujton se dëgjova ndonjë tronditëse që s'mund t'i bëj replikë?! Ishte e gjitha një fantazi, për piano dhe orkestër. Jo, jo, regjistroje, asnjëherë, ti mbase po. Ti mbase po
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128