Hyseni “fikte radarët” për Ergys Agasin, Berisha ngre dyshime edhe për ministren socialiste: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e tij?

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit lidhur me skandalin e ditëve të fundit, ku GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet në kuadër të çështjes që lidhet me biznesmenin Ergys Agasi, nuk la pa sulmuar dhe një ministre të kabinetit Rama.
Kreu i PD-së iu drejtua ministres Erjona Ismaili, duke ngritur publikisht dyshime për marrëdhëniet dhe ndikimin që biznesmeni Ergys Agasi mund të ketë pasur edhe në jetën e saj politike.
“Për ju kam vetëm një pyetje. Keni kaluar ju, zonjë, nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete të Parlamentit apo jo? Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo s’ka kaluar? Këtë përgjigju, thuaju shqiptarëve”, tha Berisha, ndërkohë që po fliste me një buzëqeshje ironike.
Pyetja e Berishës erdhi si pasojë e replikës që pati me ministren Erjona Ismaili, e cila më herët akuzoi ish-qeverisjen e tij për përdorimin e SHIK-ut si një instrument politik, duke e cilësuar atë si një institucion që lidhet me përndjekje, përgjime dhe abuzim me pushtetin.
“SHISH-i sot është një institucion që prej viteve ’90 ka përfaqësuar rënien e shtetit. S’kanë si ta harrojnë shqiptarët SHIK-un, ku ju jeni kujdesur t’i lini memories institucionale fakte, urdhra, histori të shkruara me gjakun e atyre që me jetë vuajtën pushtetin tuaj të pakufishëm mbi çdo lloj pushteti, qofshin dhe të pavarura. SHIK-u i atëhershëm, i të gjithëpushtetshmi Sali Berisha, që përndiqte, përgjonte, vriste, si polici politike dhe që nuk jepte llogari askund. Si mund ta harrojnë shqiptarët SHIK-un?”, deklaroi ministrja.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128