Emrat/ Protesta zhvendoset te Ministria e Brendshme, zbardhet numri i qytetarëve të arrestuar

24 September 2026, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Aktualisht, pas tensioneve dhe përplasjeve të sotme te Rruga e Elbasanit dhe para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur para godinës së Ministrisë së Brendshme.  Protestuesit të gjithë njëzëri kërkojnë lirimin e personave që u shoqëruan gjatë tubimit të sotëm, të cilët  janë aktivistët: Kristjana Kola, Ferdez Onuzi, Edison Lika, Dritan Goxhaj dhe Eri Almetaj.

Pak minuta pasi protestuesit u zhvendosën në Rrugën e Elbasanit, në kryqëzim situata mes qytetarëve dhe efektivëve mësohet se vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit shprehen se Policia po i provokon ata duke mos hequr gardhet metalike dhe duke mos iu liruar atyre rrugën për t’iu afruar Parlamentit.

Sakaq gazetarja Xhensila Kodra raporton se 17 persona janë shoqëruar në polici.

Sakaq bëhet me dije se prej orësh po vijojnë shoqërimet e qytetarëve të cilët thuhet se kanë refuzuar shoqërimet e të tjerëve nga efektivët. Burime për mediat thonë se sot afërsisht janë shoqëruar rreth 10 qytetarë, ndërsa pritet që numri i të shoqëruarve të rritet për shkak të tensioneve.

Po ndodh...

ide