'Ringjallet' Begaj! Thërret drejtuesit e institucioneve pas arrestimit në SHISH

Presidenti Bajram Begaj priti në Presidencë ministrin e Brendshëm Ervin Demo, kreun e Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila. Takimi zhvillohet pas arrestimit në shtëpi të Vlora Hysenit dhe shkarkimit të saj nga drejtimi i shërbimit, në një moment kur zhvillimet kanë hapur debat mbi sigurinë kombëtare.
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të institucioneve të rendit dhe sigurisë, në një prej momenteve më të debatueshme për funksionimin e strukturave të sigurisë në vend.
Në Presidencë, Begaj priti ministrin e Brendshëm Ervin Demo, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila. Sipas njoftimit zyrtar, presidenti u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit.
Takimi vjen pas zhvillimeve në hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hyseni është nën hetim për akuzat e zbulimit të të dhënave sekrete dhe përkrahjes së autorit të krimit, sipas raportimeve të publikuara pas vendimit gjyqësor.
Pas këtyre zhvillimeve, Hyseni u largua nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit. Presidenti Begaj dekretoi më 22 shtator shkarkimin e saj nga detyra, me propozim të Kryeministrit. Dekreti hyri në fuqi menjëherë.
Në vend të saj, kompetencat administrative të drejtimit të SHISH janë deleguar përkohësisht te Elvis Lila, i cili tashmë mban detyrën e drejtorit të komanduar të shërbimit.
Prania në të njëjtin takim e ministrit të Brendshëm, drejtuesit të Policisë dhe kreut të komanduar të SHISH vjen në një kohë kur hetimi ndaj Hysenit ka sjellë diskutime për sigurinë kombëtare dhe funksionimin e institucioneve përgjegjëse për rendin dhe informacionin.
Megjithatë, Presidenca nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimeve, duke u mjaftuar me njoftimin se presidenti u informua dhe diskutoi mbi çështje të aktualitetit.
Takimi i Begajt zhvillohet ndërsa institucionet e sigurisë përballen me një periudhë të re pas ndryshimit në drejtimin e SHISH dhe vijimit të hetimeve nga SPAK.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128