"Damian, shih se gjen veten aty", Berisha hedh hije dyshimi për posedimin e dosjes 'Agasi': Ulzi, të del emri në shumë faqe

24 September 2026, 11:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i opozitës Sali Berisha indirekt pranon nga foltorja e parlamentit se disponon dosjen e plotë të vendimit të GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-kryetares së Sherbimit Informativ Vlora Hyseni.

“Damian, mos ma ul kokën. Por shiko se sa herë ke shkuar aty”, thotë Berisha në foltoren e parlamentit duke insinuar se ka dalë edhe Gjiknuri në mesazhet Brenda komunikimit të Vlora Hysenit.

Më pas, Berisha u mor direkt me Ulsi Manjën.

Ulusi, shiko sa herë të del emri aty në atë dosje. Shiko ti. Dhe shikoni se në atë studio me mjetet më të sofistikuara të blear nga partnerët ndërkombëtare për sigurinë kombëtare, janë përdor që të gjitha në funksion të Troplinëve, Çelëve dhe bandave të tjera”, tha Berisha në foltore.

E gjithçka duket se ka të bëjë me përgjimet e reja që janë Brenda dosjes, për të cilin kryetari I opozitës pranon se ka dijeni. Ai shigjetoi shumë anëtarë të parlamentit socialist duke thënë se për shumë prej tyre ka video.

Berisha: Rasti i Vlora Hysnit është rasti i rrallë në botë. El Chapo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guines-Bisau, të cilën kartelet e shndërruan në shtetin e parë narkoshtet në Afrikë dhe tani vjen Vlora Hysni.

Pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.

Emërimi i saj jashtë kritereve, përbën paktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiç dhe Ramës.

Po ndodh...

ide