Vrau me thikë Kreshnik Carën te “Petro Nini”, autori përdorues i lëndëve narkotike! Pranon krimin

24 September 2026, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Është zbardhur mëngjesin e sotëm dëshmia e autorit i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi me thikë në bark  49-vjeçari Kreshnik Cara. Burime për mediat bëjnë me se autori i ngjarjes së rëndë Toni Nake ka pohuar para grupi hetimor se i ka marrë jetën Carës për motive banale.

Konkretisht bëhet me dije se Nake ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me Kreshnik Carën, por të ulur në tavolina të ndryshme.

Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar pasi është konfliktuar me Carën ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është rikthyer dhe e ka goditur disa herë në bark. Ndërsa bëhet me dije se para se Nake t’i merrte jetën, viktima  ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij.

Po ashtu, shtohet se autori i ngjarjes së rëndë, i cili rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme Toni Nake njihen si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa thuhet se ai ka shtuar se bullizohej shpesh.

Siç kemi raportuar dhe mbrëmjen e djeshme, Kreshnik Cara pas dy orësh në luftë për jetën, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra duke dhënë frymën e fundit te Spitali i Traumës.

Po ndodh...

ide