Tërmet 5.1 ballë godet Turqinë, lëkundjet ndihen në Siri dhe Irak

24 September 2026, 10:16 / BOTA ALFA PRESS

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së enjtes, 24 shtator, në rajonin e Şanlıurfas, në Turqinë juglindore. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjeve ishte në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në disa zona përreth, përfshirë Diyarbakırin, Adıyamanin dhe Gaziantepin. Raportohet se pas tërmetit shumë qytetarë dolën në rrugë, ndërsa zona të prekura ndodhen pranë rajoneve që u goditën rëndë nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndjerë gjithashtu përtej kufirit të Turqisë, në disa zona të Sirisë dhe Irakut. Deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të vlerësojnë pasojat e lëkundjeve.

 

 

Po ndodh...

ide