Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova përkujton heroin Afrim Bunjaku që u vra në krye të detyrës

24 September 2026, 09:59 / KOSOVA ALFA PRESS

Sot, në Samadrexhë të Vushtrrisë nderohet Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, që tre vjet më parë u vra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist të Banjskës.

Krerët shtetëror, bashkë me Policinë e Kosovës do vizitojnë familjen e Bunjakut, për të vazhduar me homazhe dhe vënien e gurthemelit të obeliskut në vendin ku ra gjatë kryerjes së detyrës.

Sulmi terrorist në Banjska u udhëhoq nga Milan Radojiçiq, për qëllim kishte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Tre vjet pas, tre prej pjesëtarëve të grupit të armatosur po gjykohen për veprën penale të terrorizmit derisa 42 persona të tjerë, përfshi edhe Radojiçiçin mbeten në arrati, kryesisht në shtetin e Serbisë.

Në përkujtim të rënies së Afrim Bunjakut, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka kërkuar nga Serbia që grupi, përfshirë edhe Milan Radojiçiçin të mbahen përgjegjës.

Po ndodh...

ide